Dëmtimi që Thibaut Courtois pësoi në prag të fillimit të kampionatit, bëri që Real Madridi të transferojë një portier tjetër.
Kepa Arrizabalaga mbërrin në Spanjë për të zëvendësuar portierin e “los blancos”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Real Madridi përmes një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet ish-gardiani i Chelsea. Skuadrat me njëra-tjetrën kanë rënë dakord për huazimin e Kepas deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
Ditën e nesërme, portieri spanjoll do të prezantohet si lojtari më i ri i “los blancos”.
Kepa kërkohej në këtë merkato edhe nga Bayern Munchen si zëvendësuesi i Neuer, por zgjodhi Real Madrid.