LM “Heraklion2023”, mundet karateistja Alma Loki
Karateistja, Alma Loki, përkundër performimit shumë të mirë, ishte e pafat për të kaluar grupin D të disiplinës kata në rërë, në Lojërat Mesdhetare në Rërë “Heraklion2023”.
Në një konkurrencë të fortë, nënkampionia e Ballkanit U-21, doli e treta në grupin prej pesë garueseve, duke mbledhur 23 pikë, që nuk i mjaftuan të hyjë në çerekfinale, ku u kualifikuan dy të parat.
Alma dëshmoi se ka të ardhme të ndritur.