Vetëm pak më shumë sikur ta kishte shqelmuar topin Vedat Muriqi dhe Kosova do të kalonte në epërsi. Por nuk ka ndodhur. Një nga mbrojtësit rumunë e ka nxjerrë topin pak pa kaluar vijën e bardhë të portës.
Ky rast i minutës së njëzet e tetë ka qenë një nga rastet më të mira të Kosovës në pjesëlojën e parë të ndeshjes.
Rast tjetër i mirë ka qenë i minutës së dyzetë kur Edon Zhegrova ka gjuajtur anash portës.
Rumania nuk ka pasur ndonjë rast që e ka rrezikuar seriozisht Kosovën.
Kosova pjesën e dytë do ta luajë me dhjetë lojtarë, pasi Muriqi është nxjerrë me karton të kuq pasi paraprakisht ka marrë dy kartonë të verdhë.