SeKombëtarja e Kosovës këtë të shtunë do të ndeshet me Zvicrën në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa tri ditë më vonë ‘Dardanët’ do të përballen me Rumaninë në “National Arena” të Bukureshtit, një tjetër sfidë e rëndësishme për Kombëtaren tonë.
Biletat për duelin Rumani-Kosovë për tifozët kosovarë tashmë kanë dalur në shitje.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat (për sektorin e tifozëve të Kosovës)për ndeshjen Rumania – Kosova , në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 12 shtator 2023, ora 20:45, në “National Arena” ne Bukuresht të Rumanisë, sapo kanë dalë në shitje”, thuhet në njoftimin FFK-së.
Ato mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
https://bilete.frf.ro/ev38185?evitoken=supporterkosovo