Juventus është ndalur në një barazim në shtëpi ndaj Bolognas në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.
“Bianconerët” edhe pse dominuan assesi s’ia dolën t’i arkëtojnë pikët e plota, duke barazuar me rezultat 1:1.
Bologna kaloi në epërsi përmes Lewis Ferguson, që realizoi një gol nga afërsia (24’).
Ndërsa, Juventus u këndell vonë duke barazuar rezultatin përmes Dusan Vlahovic (80’), por që s’arriti ta përmbysë.
Kështu, Juventus renditet në vendin e katërt në kampionatin italian me katër pikë, derisa Bologna zë pozitën e 14-të me vetëm një pikë.