Real Madrid ka fituar me shumë vështirësi në udhëtim te Celta Vigo, në kuadër të xhiros së tretë në La Liga.
“Los Blancos” regjistruan fitoren e tretë radhazi në kampionatin spanjoll, me rezultat minimal 0:1.
Celta Vigo ishte më e mirë në fillim, ku shënuan pas vetëm katër minutave lojë me Jorge Larsen që realizoi nga afërsia por pas rishikimit të VAR-it u anulua për faull brenda zonës.
Real Madrid pastaj mori dominim e lojës duke shënuar përmes Joselus mirëpo që edhe ky gol u anulua, këtë herë për pozitë jashtë loje.
Madrilenët kishin rastin e artë që të kalojnë në epërsi por që Rodrygo dështoi të realizonte nga pika e bardhë (66’).
Hero i mysafirëve doli të jetë sërish mesfushori Jude Bellingham që shënoi me kokë nga afërsia pas një asistimi të Joselus për ta ndihmuar klubin t’i arkëtojë pikët e plota (81’).
Pas kësaj fitore, Real Madrid është lider i vetëm me nëntë pikë të mbledhura derisa Celta renditet në vendin e 16-të me një sosh.
Në xhiron e radhës, që është e fundit para se të nisi pushimi ndërkombëtarë Reali e pret Getafen derisa Celta Vigo i shkon Almerias.