Trajneri Pep Guardiola thotë se kritikët do ta vrisnin Manchester Cityn nëse do të investonin si Chelsea brenda një viti.
“Blutë” kanë shpenzuar afro 1 miliard euro që kur Todd Boehly mori postin e presidentit, me Romeo Lavian si futbollisti më i fundit.
Në konferencë për shtyp, duke folur për mungesën e Kevin de Bruyne – Guardiola shtoi se Man City nuk do të investojë si CHelsea.
“Nuk do të mund të ulesha këtu nëse do të shpenzonim sa Chelsea në dy afatet e fundit kalimtare, ju do të më vrisnit”.
“Do të më vrisnit, kjo është e sigurt. Do të shohim çfarë do të ndodhë në afatin veror dhe nëse e bëjmë do të paguajmë çfarë mendojmë se është e drejtë”.
“E donim Maguire dhe nuk e blemë sepse nuk donim të paguanim, e donim Cucureallan dhe nuk paguam, e donim Sanchezin dhe nuk e paguam”.
“Nuk e kritikoj Chelsean për asnjë sekondë. Po e them se nëse do ta bënim ne, do të ishim vdekur. Mendimet e njerëzve duhet të ndryshojë, të gjithë shpenzojnë. Jo vetëm Man City”.
Man Cityn e pret një përballje jo e lehtë më vonë ndaj Newcastle Unitedit.