Basketbollisti Dren Dedushaj karrierën do ta vazhdojë në Kosovë, por jo të Sigal Prishtina.
Dedushaj është transferuar te KB Bashkimi. Klubi nga Prizreni përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Dedushaj.
Kujtojmë se Dedushaj është i gjatë 2.18 cm. Ai ka qenë pjesë e kolegjit amerikan “Bryant University” dhe vitin e fundit ishte pjesë e klubit Sigal Prishtina.