Benjamin Pavard nuk ndërron mendje. Mbrojtësi francez dëshiron të largohet nga Bayern Munchen për të nisur një tjetër aventurë në karrierë.
27-vjeçari ka edhe një vit kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman. Që në mungesë të rinovimit do të detyrohet ta shesë.
Pavard është pjesë e kampionëve të Gjermanisë prej verës së vitit 2019. 49 ndeshje dhe 3 gola numëron me Francën, Kombëtare me të cilën fitoi Botërorin Rusi 2018.
Shtypi anglez shkruan se oferta e parë e United është refuzuar nga drejtuesit e Bayernit, që kërkon rreth 35 mln euro për ta lënë të lirë.